Social Media Manager · Video me AI · Website

Aty ku strategjia takon shpirtin.

Unë jam Orsela Mataj. Prej 3 vitesh menaxhoj biznese online, të çdo fushe, duke i kthyer profilet e tyre në besim, komunitet dhe klientë. Pas çdo strategjie qëndron një themel mbi një dekadë në shkencë, edukim dhe coaching.

Orsela Mataj
"Njerëzit nuk blejnë produkte. Blejnë lidhje."
Filozofia ime
Strategji përmbajtjeje✦Reels & Karusele✦Video me AI✦Meta Ads✦Website me AI & WordPress✦Logo & Branding✦Automatizime ManyChat✦Foto produkti me AI✦Dizajn për evente✦Kurse & Mentorim✦Strategji përmbajtjeje✦Reels & Karusele✦Video me AI✦Meta Ads✦Website me AI & WordPress✦Logo & Branding✦Automatizime ManyChat✦Foto produkti me AI✦Dizajn për evente✦Kurse & Mentorim✦
13
Vjet në shkencë shëndetësore
50+
Biznese të menaxhuara
6
Shtete me klientë
∞
Mësim i pandalshëm
Orsela Mataj
Historia ime

Një rrugëtim nga shkenca te shpirti.

Nuk fillova në marketing. Fillova në shkencë, në sallat e një qendre shëndetësore, ku mësova se çdo gjë e mirë nis me kujdes të vërtetë për njerëzit.

Për 13 vjet punova në shëndetësi, paralelisht me studimet në ekonomi-financë. Më pas erdhën gjuha, mësimdhënia, Londra, dhe një botë e re që më rrëmbeu: marketingu dixhital, AI-ja, dhe arti i të treguarit të një historie.

Sot bashkoj gjithçka që kam qenë, shkencëtaren, mësuesen, coach-en, në një gjë të vetme: të ndihmoj brande të çdo lloji të tregojnë veten ashtu si meritojnë. Sepse pas çdo strategjie qëndron një njeri, dhe pas çdo biznesi një histori.

Faza I, Shkenca & Kujdesi

13 vjet në shëndetësi

Fakulteti i Infermierisë dhe Master Shkencor në Shëndet Publik & Menaxhim Spitalor, Tiranë. 13 vjet në Qendrën Shëndetësore Kukës, infermiere statistike, kryeinfermiere, koordinatore vaksinimi. Trajnere e specialistëve për sëmundjet onkologjike. Paralelisht, Fakulteti Ekonomik, dega Financë.

Faza II, Gjuha, Edukimi & Teknologjia

Mësimdhënia & Londra

Gjuha Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Në Londër, kolegj për mësimdhënie. Kurse të vazhdueshme në informatikë dhe teknologji.

Faza III, Marketing, AI & Shpirt

The Alchemist

Kurse profesionale në Marketing, SMM dhe AI. Master në Neurocoaching & Hipnoterapi me diplomë me vulë italiane, e licencuar dhe e diplomuar si life coach. Studim i pandërprerë në zhvillim personal e shpirtëror.

Sot bashkoj shkencën, strategjinë dhe shpirtin për të ndërtuar brande që njerëzit i besojnë.

Strategji përmbajtjeje
Pse një SMM

5 arsye pse biznesi yt ka nevojë për një SMM.

Prania jote online është vitrina e re

Klientët të kërkojnë në internet para se të blejnë. Profili yt është dyqani që e shohin të parin.

Konsistenca ndërton besim

Postimi i rastësishëm nuk mban njeri. Një strategji e qartë e mban biznesin tënd gjallë çdo ditë.

Përmbajtja e mirë shet vetë

Reels, foto dhe fjalë të mendura mirë i kthejnë ndjekësit në klientë realë.

Koha jote vlen më shumë diku tjetër

Ti je ekspert në punën tënde. Lëri rrjetet te dikush që i njeh në thellësi.

Algoritmi ndryshon, strategjia jo

Unë ndjek çdo ndryshim, që ti të mos shqetësohesh kurrë për të.

Shërbime

Menaxhim i rrjeteve sociale që sjell rezultate.

Punoj me biznese të çdo fushe, restorante, dyqane, brande bukurie, profesionistë, krijues, kushdo që do të rritet me qëllim. Çdo histori biznesi e kthej në strategji, përmbajtje dhe një komunitet që rritet.

Strategji përmbajtjejeReels & CarouselCopywritingMeta AdsAutomatizime ManyChatAI & Dizajn
Konsultë me klient
Esenca
€700 / muaj
Prania jote profesionale në dy rrjetet kryesore.
  • Instagram + Facebook
  • Strategji & kalendar përmbajtjeje
  • Reels & Carousel
  • Copywriting & publikim
  • TikTok
  • Meta Ads & ManyChat
Zgjidh Esencën
Më e kërkuara
Rritja
€1000 / muaj
Çdo gjë nga Esenca, plus fuqia e videos në TikTok.
  • Instagram + Facebook + TikTok
  • Më shumë përmbajtje video
  • Strategji & kalendar përmbajtjeje
  • Reels, Carousel & Copywriting
  • Meta Ads & ManyChat
Zgjidh Rritjen
Transformimi
€2000 / muaj
Paketa e plotë, gjithçka, e menaxhuar nga A në Zh.
  • Të gjitha rrjetet sociale
  • Meta Ads të menaxhuara
  • Automatizime ManyChat
  • Strategji e thelluar & raportim
  • Prioritet & mbështetje e plotë
Zgjidh Transformimin

Çmimet janë pikënisje, çdo paketë personalizohet sipas biznesit tënd.

Menu shërbimesh

Zgjidh atë që të duhet.

Shërbime të veçanta, pa paketë mujore. Kliko mbi një shërbim dhe më shkruaj direkt në WhatsApp.

Projekt real · Paketë për evente

Kodi Yt Unik Event

Gjithçka e dizajnuar për një event: roll-up banner, broshura, fletushka dhe kartëvizita, me të njëjtin identitet vizual nga hyrja te tavolina.

  • Roll-up banner
  • Broshura & fletushka
  • Kartëvizita
€299 paketa e plotë
Dua paketën për event
Roll-up banner për Kodi Yt Unik Event
Broshura, fletushka dhe kartëvizita për event
Kartëvizita të printuara
Kartëvizitë për Alvina Priska
Broshura për Kodi Yt Unik
Video me AI

Video që ndalojnë scroll-in.

Krijoj video profesionale me inteligjencë artificiale për brande, produkte dhe reklama: kinematografike, emocionale dhe gati për Reels, TikTok dhe Meta Ads. Pa xhirime, pa studio, pa kosto të mëdha.

Video reklamë me AI
€44
për video 15 sekonda
  • Ide & skenar
  • Video profesionale me AI
  • Formati 9:16 për Reels, TikTok & Ads
  • Gati për publikim
Porosit videon

Kliko mbi një video për ta parë në Instagram.

Portofol

Disa nga brandet që menaxhoj.

Nga restorantet te klinikat, nga bukuria te udhëtimet: marka të ndryshme, i njëjti kujdes.

17
Brande aktive
4M+
Shikime/muaj të kombinuara
12
Industri të ndryshme
Rezultate reale

Ishte. Është.

Numra të vërtetë nga profilet që menaxhoj. Jo premtime: punë, strategji dhe durim.

Filozofia imeÇdo brand ka një shpirt. Detyra ime është ta bëj të dukshëm.

Njerëzit nuk ndjekin logo, ndjekin histori. Prandaj nuk nis kurrë me postime, por me ty: kush je, çfarë beson dhe kujt i flet. Pastaj e kthej këtë në strategji, në përmbajtje dhe në një komunitet që të njeh, të beson dhe blen prej teje.

I
Shkenca

Çdo vendim bazohet te të dhënat dhe te psikologjia e njeriut, jo te fati.

II
Shpirti

Çdo fjalë dhe çdo imazh flet me zërin tënd të vërtetë.

III
Rezultati

Qëllimi nuk janë vetëm pëlqimet, por klientët që vijnë dhe kthehen.

Orsela Mataj
Orsela Mataj
Si punoj
Si punoj

Katër hapa, një transformim.

Njohja

Dëgjoj biznesin tënd, qëllimet, audiencën, zërin që do të kesh.

Strategjia

Ndërtoj planin: shtyllat e përmbajtjes, kalendarin, drejtimin vizual.

Krijimi

Prodhoj Reels, carousel dhe copy, gjithçka gati për publikim.

Rritja

Publikoj, analizoj dhe optimizoj. Çdo muaj më mirë se i shkuari.

Ebook Instagram 2026 nga Zero nga Orsela Mataj
Dhuratë falas

Instagram 2026 nga Zero

Udhëzuesi im praktik në shqip, 25 faqe: si të ndërtosh një profil që njerëzit e besojnë dhe nga i cili blejnë, hap pas hapi.

  • Si funksionon Instagrami në 2026
  • Profili që shet në 5 sekonda
  • 30 ide postimesh dhe 12 hyrje të gatshme për Reels
  • Plani yt 30-ditor, me detyra praktike

Pa spam. Bonus: me të njëjtin email hapen edhe të gjithë artikujt e Blogut.

The Alchemist SMM Hub
Kursi flagship

The Alchemist SMM Hub

Programi që të mëson të ndërtosh një prani profesionale në rrjete sociale, nga strategjia, te përmbajtja, te klientët e tu të parë. Për biznesin tënd, ose për t'u bërë vetë Social Media Manager.

Format
LIVE në Zoom + video
Programi
31 module, 7 pjesë
Qasje
Online, nga çdo vend
Gjuha
Shqip
Grupi i ri nis në janar 2027
Programi i plotë · 31 module në 7 pjesë
IThemelet
  1. 01Strategjia e Instagramit 2026: algoritmi, niche, audienca
  2. 02Ndërtimi i profilit: emri, foto, bio, highlights, grid
  3. 03Facebook për biznes
  4. 04Si funksionojnë Instagram & Facebook: engagement vs reach, analiza
IIIdentiteti vizual & krijimi
  1. 05Psikologjia e ngjyrave për brandin
  2. 06Krijo logon tënde
  3. 07Canva + AI
  4. 08Karusele me ChatGPT
  5. 09CapCut & Reels
  6. 10Reels me Edits
  7. 11Video editing me AI
  8. 12Prompte për story
IIIAI për përmbajtje
  1. 13ChatGPT & përmbajtje me AI
  2. 14Imazhe me AI
  3. 15Foto produkti me AI
  4. 16Video me AI në Google Flow
  5. 17Filma & drama me AI
  6. 18Muzikë me AI
IVPlatformat e tjera
  1. 19TikTok për biznes
  2. 20Threads
  3. 21LinkedIn
VStrategjia & përmbajtja
  1. 22Përmbajtja: çfarë të postosh
  2. 23Strategjia & planifikimi
  3. 24Marketingu bazë: si tërhiqet audienca
VIShitja, reklamat & automatizimet
  1. 25Shitja & komunikimi
  2. 26Facebook Ads
  3. 27Business Manager & siguria
  4. 28Automatizime me ManyChat
  5. 29Krijimi i ofertës
VIIKrijo produkte & lançoji
  1. 30Krijimi i ebook-ut & website me AI
  2. 31Lançimi i një kursi ose produkti
A është ky kurs për ty?
  • Ke një biznes dhe do ta menaxhosh vetë praninë online me siguri.
  • Do të bëhesh Social Media Manager dhe të fitosh nga ky profesion.
  • Je krijuese ose e pavarur dhe do ta kthesh pasionin në të ardhura.
  • Ke provuar vetëm, por të mungon një sistem që funksionon.
  • Do të mësosh AI-në dhe mjetet që përdorin profesionistët sot.
Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të dish.

Sa zgjat kursi dhe si zhvillohet?
Kursi ka 31 module në 7 pjesë, me takime LIVE në Zoom dhe video të regjistruara. Çdo orë live regjistrohet, kështu që e shikon edhe më vonë, sa herë të duash.
Më duhet përvojë paraprake?
Jo. Nisim nga themelet dhe ndërtojmë hap pas hapi, qoftë për biznesin tënd, qoftë për t'u bërë Social Media Manager.
Në çfarë gjuhe është kursi?
I gjithë kursi zhvillohet në shqip.
Si bëhet regjistrimi?
Detajet e regjistrimit për grupin e janarit shpallen së shpejti. Më shkruaj në WhatsApp dhe të rezervoj vendin në listën e pritjes.
Kur fillon grupi tjetër?
Grupi i ri nis në janar 2027. Vendet janë të kufizuara për të ruajtur cilësinë e ndjekjes.
A punon vetëm me biznese shqiptare?
Jo. Kam menaxhuar mbi 50 biznese, përfshirë klientë në Angli, Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Amerikë. Punoj me biznese të çdo fushe.
Dëshmi

Fjalët e tyre.

★★★★★
"Po të shkruaj si shenjë falënderimi për gjithçka që ke bërë për mua dhe punën time. Faleminderit për punën dhe durimin, do të jem mirënjohëse gjithë jetën. Besoj se në të ardhmen do të jemi prapë bashkë për suksese."
Kliente menaxhimi mujor
★★★★★
"Leksionet janë sjellë në mënyrë të shkëlqyer, nivel shumë i lartë. Je shumë profesioniste në shpjegim, dua të shkruaj çdo gjë që thua, madje edhe 'pikën dhe presjen'. Do shkosh shumë lart!"
Nxënëse e kursit
★★★★★
"Që kur filloi të menaxhojë profilin tim, ndryshimi u ndje menjëherë: më shumë shikime, mesazhe çdo ditë dhe klientë që vijnë vetë nga Instagrami. Më në fund kam një strategji, jo thjesht postime."
Klient, brand bukurie
★★★★★
"Më ndërtoi faqen e biznesit nga zero dhe disa materiale për një event. Gjithçka e pastër, e shpejtë dhe pikërisht si e kisha imagjinuar. E rekomandoj pa hezitim."
Klient, website & dizajn
★★★★★
"Puna është gjithmonë në kohë, e kujdesshme dhe profesionale. Ndihem e qetë që përmbajtja ime është në duar të sigurta dhe rezultatet flasin vetë."
Kliente, sektori hospitality
Kontakt

Le të nisim.

Për bashkëpunime SMM, regjistrim në kurs ose një konsultë falas 15 minutëshe, më shkruaj. Përgjigjem personalisht.

Shkruaj në WhatsApp
Më shkruaj në WhatsApp